Fshati Karjan mes traditës dhe agroturizmit-Çelen bujtinat e para, këtë vit presin më shumë vizitorë

Sociale | 2 vite më parë

Fshati Karjan në njësinë administrative  Lunxhëri te bashkisë se Gjirokastrës dikur ka pasur më shumë se 150 shtëpi. Banorët e tij shquheshin për traditat e vreshtarisë  pemëtarisë dhe frutikulturës tradita të cilat vazhdojnë ende te mbahen  gjallë nga banorët që kanë ngelur në fshat.

“Fshati Karjan janë mbajtur me bujqësi dhe me perime dhe i çonim në treg”, u shpreh një banor.  

Vitet e fundit  Karjani po zhvillon edhe agroturizmin . Në fshat janë çelur dy bujtina familjare të cilat mirëpresin vizitorë nga vende të ndryshëm të botës .

Banorët e fshatit janë tepër punëtorë dhe fal produkteve bio që kultivojnë por edhe falë natyrës së bukur që zona ofron joshin të huajt për ta vizituar.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme