Mirdita turistike, bashkia dhe operatorët bashkë për promovimin e resurseve

Sociale | 2 vite më parë

Mirdita është një zonë me potencial të jashtëzakonshëm turistik, por mungon identifikimi dhe promovimi i resurseve që ofrohen. Problematika bashkë në një tryezë diskutimi zyrtar të bashkisë, biznesin vendas dhe individët që operojnë në fushën e turizmit.

“Shtrirja e të gjithë operatorëve në të gjithë zonat e Mirditës, aty ku pikërisht janë këto zona turistike, do lehtësonte dhe mundësinë që turistet të vijnë dhe të kenë ambiente të rehatshme, të kenë ku mund të shëtisin”, tha kryetari i bashkisë Mirdite, Albert Melyshi.

Operatorët turistik thonë se interesi i turistëve për Mirditën po vjen gjithnjë në rritje, por duhet unifikimi i të gjithë aktorëve për t‘i dhënë zhvillim këtij sektori.

“Shpresoj që të jetë marrë një iniciativë dhe të na mbështesin me të gjithë mundësitë tona dhe të gjitha gjërat e turizmit që jep Mirdita”, tha Ermal Duka, Operator Turistik.

E pasur me bukuri natyrore, histori, kulturë dhe traditë, Mirdita është një mundësi e mirë eksplorimi, por krahas mungesës së promovimit problem mbetet dhe infrastruktura rrugore drejt destinacioneve turistike.

/RTS|H/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme