“Nga kivi te goxhiberri”, fermeri nga Llakatudi kultivon pemë frutorë dhe bimë mjekësore

Sociale | 3 vite më parë

Qazim Muhametaj, fermeri 74 vjeçari nga Llakatundi i Vlorës, që përmbi 20 vite nuk ka reshtur së provuari prodhimtarinë e tokës, që nga drutë frutorë deri te frutat ekzotike.

Gjithçka nisi në vitin 2004 falë një granti që e mbështeti në inisiativën e tij.

Ideja për të mbjellë kivi mori shtysë nga deklarata e një politikani për kultivimin e fytit në Shqipërinë e mesme

Prej disa vitesh në tokën e tij, hapësirë po zë dhe fruti i goxhiberit, me veti të shumta mjekësore.

Gjatë rrugëtimit të tij sigurisht ka matur dhe dështime, sikundër është rritja e avokados apo mangos, por dëshira e tij për të shtuar pemët është edhe më e madhe.

Prodhimi i këtij fermeri është i destinuar për tregun vendas.

/rtsh/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme