Bar-kafetë në Shqipëri, kalojnë mesataren e BE-së për numrin e njësive që shërbejnë kafe

Bar- kafetë dhe restorantët vijojnë të mbeten ndër bizneset më të preferuara në vendin tonë.
Sipas Institutit të statistikave edhe përgjatë vitit 2022, aktiviteti i pijeve dhe shërbimit ushqimor regjistroi të ardhura prej 69 miliardë lekësh, me një rritje të fortë prej 47 % në krahasim me vitin e mëparshëm.
Në bar kafe, qytetarët shqiptarë harxhojnë më së shumti kohën e tyre të lirë dhe sipas tyre janë disa arsyet.
Në vitin 2022 u shënua dhe një rritje e numrit të bareve e restoranteve për herë të parë që nga 2016-a.
Numri i tyre u rrit me 4 përqind, duke arritur në më shumë se 15 mijë të tilla nga 113 mijë që është total i ndërmarrjeve në vend.
Numri i lartë i kafeneve që ka Shqipëria reflektohet dhe në krahasimin e strukturës së bizneseve në Evropë.
Sipas Eurostat, bar kafe dhe restorant në Europë zënë vetëm 4.8% e totalit të bizneseve ndërsa në Shqipëri zënë 13.5% të totalit, që është më e larta në Evropë.
Pas Shqipërisë renditet Bosnjë-Hercegovina, me 11.3 përqind, e ndjekur nga Zvicra me 8.9 përqind, Greqia 8.5 përqind, Serbia 8.4 përqind.
Gazetare: Amela Koçerri
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




