Kushtet e reja për abortin dhe lindjet invitro, projektligji për shëndetin seksual garanton të drejtat riprodhuese

Të miturat e pamartuara mbi 16 vjeç mund të ndërpresin vullnetarisht shtatzëninë, por të paktën njeri nga prindërit ose kujdestari ligjor duhet te informohen për vendimin e saj. Ky informim nuk do të realizohet nëse e mitura ka arsye bindëse se ajo rrezikon të dhunohet apo keqtrajtohet nga ky njoftim .
Këto janë vetëm disa nga nenet e projektligjit më të ri në fushën e shëndetit ripodhues i cili synon garantimin e të drejtave seksuale dhe riprodhuese të individëve . Ky projektligji rregullon për herë të parë edhe shtatzëninë surrogative e cila më herët nuk ka qenë e formalizuar.
Kjo lloj shtatzënie bëhet në bazë të një marrëveshje me shkrim midis gruas që dëshiron të ketë një fëmijë, por që ndodhet në kushtet e pamundësisë mjekësore për ta pasur atë, dhe gruas që do të bartë fetusin në mitrën e saj dhe do të lindë fëmijën për llogari të së parës. Nëna surrogate duhet të jetë mbi 25 vjeç dhe të ketë lindur të paktën një fëmijë.
Një fëmijë i lindur nga një sipas teknikës së riprodhimit mjekësor të asistuar nëpërmjet shtatzënisë surrogate, i nënshtrohen dispozitave të Kodit të Familjes për birësimin surrogativ. Ky projektligj ka përcaktuar qartë edhe kriteret e riprodhimit mjekësor të asistuar që nga kushtet e aplikimit e deri tek dhurimi i qelizave riprodhuese ose embrione.
Numri maksimal fëmijëve që lejohen nga gjenerimi i qelizave riprodhuese të të njëjtit dhurues në Shqipëri nuk duhet të jetë më i lartë se 5 (pesë).
Projektligji është në fazën e konsultimit dhe shkeljet e dispozitave të tij, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundravajtje administrative dhe dënohen me gjoba të larta sipas shkeljes.
Gazetare: S. Mlloja
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



