Aplikimet në skemat kombëtare, në Korçë 10% më shumë se një vit më parë. Më të interesuar për naftën

Sociale | 3 vite më parë

Rreth 12.300 aplikime janë kryer në qarkun e Korçës nga fermerët që duan të përfitojnë nga skemat kombëtare të mbështetjes në bujqësi. Aplikimet më të shumta janë ato në skemën e naftës, ndërsa sipas ekspertëve këtë vit janë kryer gati 10% më shumë aplikime se një vit më parë.

“Në qarkun e Korçës deri tani kemi pasur rreth 12.300 aplikime në të gjithë skemat, skema me aplikimet më të shumta ka qenë skema e naftës ashtu si çdo vit. Në qarkun e Korçës kemi pasur rreth 10.220 aplikime në skemën e naftës, në gjedh kemi rreth 600 aplikime dhe në dele në dhi kemi rreth 800 aplikime dhe në bletari kemi rreth 710 aplikime. Kemi një rritje nga viti i kaluar”, tha Drejtor i AREB Korçë, Vullnet Gjolla.

Një prej risive të këtij viti ka qenë aplikimi në grupe i fermerëve, i cili ka rezultuar i suksesshëm.

“Në të gjitha skemat kemi pasur grupe fermerësh që kanë aplikuar”, tha Vullnet Gjolla.

Data 19 prill shënon ditën e fundit të aplikimeve për këto skema, ndërsa nuk dihet ende nëse do të ketë apo jo një shtyrje të afatit në mënyrë që të përfitojnë edhe fermerët që ende nuk kanë aplikuar.

Gazetare: N. Spahiu

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme