Ndryshimi i motit ndikim në shëndet, mjekët thonë se më të rrezikuarit janë të sëmurët kronikë

Sociale | 3 vite më parë

Dy javët e para të muajit prill sollën rënie të numrit të pacientëve të prekur nga virozat. Në spitalin rajonal të Kukësit gjatë 24 orëve shërbim marrin më shumë pacientët e vegjël.  Infeksionet më të përhapura janë ato të rrugëve të frymëmarrjes.

Luhatja e temperaturave me disa gradë mëngjeseve dhe gjatë ditës, sipas mjekut Emin Ferati  pritet të shtoj  numrin e virozave dhe fluksin e pacientëve.

Përballë këtyre virozave kategoritë më të rrezikuara janë personat qe vuajnë nga sëmundjet kronike.

Mjeku Ferati ngre shqetësimin për pacientët, të cilët marrin mjekime nga farmacistët pa konsultë mjeku, pasi sipas tij antibiotikët në rastet e virozave nuk përmirësojnë sëmundshmërinë, por ulin rezistencën.

Gazetare: N. Spahiu

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme