Interesi i të huajve për historinë, memoriali i Skënderbeut 33% vizitorë më shumë në 1 vit

Numri i vizitorëve e turistëve të huaj në zonën historike të Lezhës dhe memorialin Ggjergj Kastrioti-Skënderbeu po vjen gjithnjë duke u shtuar. Pozitivisht kanë ndikuar dhe ditët më kohë të mirë, sidomos tani gjatë muajit prill.
Sipas përgjegjësit të trashëgimisë kulturore pranë Bashkisë Lezhë, Paulin Zefi numri i turistëve të huaj në memorialin e Skënderbeut, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar, është rritur me 33 për qind. Këtë vit, vë në dukje historiani Zefi, ka patur numër të shtuar turistësh kryesisht nga Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut.
Muajt prill dhe maj pritet të kenë një numër më të madh turistësh e vizitoresh.
Zona historike, me Kalanë Mesjetare, Memorialin e Skënderbeut dhe vendi ku u mbajt Kuvendi i Lezhës, mbeten si pika reference të historisë së lavdishme të kombit tonë dhe destinacione të rëndësishme që vijojnë të vizitohen me mjaft interes nga turistët e huaj.
Gazetar: M. Gjoni
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




