Me konkurrentë nga e gjithë bota, Tirana Film Office përzgjidhet në listën e 5 më të mirëve

Tirana Film Office është zyrtarisht pjesë e finalistëve të “Global Production Award”, në kategorinë Emerging Location Award (sponsorizuar nga Dallas Film Commission)!
Me vende konkurrente nga e gjithë bota, ndër qindra zyra filmi nga çdo kontinent, Tirana Film Office arrin të përzgjidhet në listën e 5 më të mirëve, duke u bërë pretendente për çmimin fitues.
Ky event i përvitshëm, i cili mbahet në Festivalin e Filmit në Kanë, ka në fokus vlerësimin dhe promovimin e lokacioneve më të përshtatshme për xhirim, si dhe punën përgjatë një viti të zyrave të filmit në vende respektive.
Në thelb të këtyre çmimeve janë iniciativat, projektet dhe punët e shkëlqyera që vendosin standardet më të larta në stabilitet dhe diversitet, duke siguruar kështu që ekonomitë lokale të përfitojnë nga prodhimet e tregut të tyre. Tirana Film Office është pjesë e Agjencisë së Industrive Kreative në Bashkinë e Tiranës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




