Parku i Drilonit – Vijojnë punimet për rivitalizimin e gjithë sipërfaqes

Vijojnë me ritëm kënaqshëm punimet në Parkun e Drilonit në Pogradec për ta kthyer këtë të fundit një prej pikave më të rëndësishme turistike në këtë zonë. Sipas nënkryetarit të bashkisë Pogradec, Paskalino Ziko, punimet janë drejt përfundimit në zonën A çka do ti japë mundësi të gjithë vizitorëve të shijojnë bukurinë e natyrës në Drilon edhe këtë verë.
Më tej është duke vijuar puna edhe në dy zonat e tjera që në tërësi do i falin parkut një sipërfaqe më të madhe të aksesueshme për vizitorët.
“Punimet po vazhdojnë me ritëm shumë të kënaqshëm, jemi në fazën përmbyllëse në Zonën A të Drilonit, ka përfunduar gjithë pjesa e rehabilitimit të lumit, të brigjeve, të rrugicave, ndriçimi, aksesorët e tjerë urban, urat, janë mbjellë pemë të reja dhe objektivi është që të përfundoj deri në maj”, tha nënkryetarit të bashkisë Pogradec, Paskalino Ziko
Parku i Drilonit, është një nga mrekullitë që natyra ka krijuar dhe ndodhet vetëm 5 km në lindje të Pogradecit, fare pranë fshatit turistik të Tushemishtit.
Gazetar: M. Mirashi
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




