Shqiponjë me fara orizi në Zadrimë – Mesazh për të punuar tokën e vendin tënd

Kjo shqiponje gjigande është krijuar me fara orizi në fushat e Zadrimës në Lezhë. Iniciativa është ndërmarr nga vëllezërit fermer Altin dhe Anton Prenga, të cilët rikthyen pas 30 vitesh kultivimin e orizit në fushën e Zadrimës, një zonë me rendiment të lartë në bujqësi. Por kësaj radhe ata vijnë në vëmendje jo për sipërmarrjen e tyre por për mesazhin që duan të përcjellin ndaj të rinjve me këtë mozaik në natyrë.
“Mesazhi është që në Shqipëri është e mundur me pas made in Albania edhe oriz ndër të tjera dhe krejt puna është për të eleminuar turpin e tokës djerrë, kështu që duhet me lincu sa më shumë iniciativa të tilla që të punohet toka sepse me prodhim mund të zgjidhen shumë gjëra”, tha fermeri Altin Prenga.
Fusha e Zadrimës është një zonë mjaft atraktive për kultivimin e orizit dhe këtë shembull duhet ta ndjekin dhe fermer të tjetër thotë eksperti i bujqësisë Filip Haxhari.
“Orizi është një kulturë që ka kërkesa specifike sidomos me nivelimin e tokës, shpresoj se organet lokale ti mbështesin këto kultivues të orizit”, tha eksperti i bujqësisë Filip Hanxhari.
Para viteve 90 kultivimi i orizit zinte mbi 15 mijë hektarë tokë ku zonat tradicioanale ishin Shkodra dhe Lezha, ndërsa 5 vite më parë kjo kulture ka nisur të mbillet sërish në Zadrimë.
Gazetare E. Dyrmishi
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




