Amfiteatri antik, një nga atraksionet më të kërkuara në Durrës

Sociale | 3 vite më parë

Ndonëse në program, turistët që vizitojnë Durrësin kanë shumë atraksione për të prekur, shpeshherë i pari objekt ku ata ndalojnë është pikërisht Amfiteatri antik. Guidat e qytetit bregdetar tregojnë se ka nisur të zgjohet interesi i turistëve kryesisht austriakë dhe gjermanë.

Vetëm agjencia me të cilën guida bashkëpuon pritet të sjellë gjatë verës më shumë se 50 grupe me 40 – 45 persona. 

Përveç grupeve turistike, Amfiteatri vizitohet edhe nga turistë të tjera që vijnë nga Republika Çeke, Holanda apo vende të tjera.

 “Vij nga Gjermania, kam qenë edhe një herë para 15 vitesh. Më pëlqen, çdo gjë duket mire” u shpreh turisti. 

“Ne jemi nga Republika Çeke, vijmë për herë të parë këtu dhe nuk dinim ndonjë gjë për Durrësin. Këtu mësuam për amfiteatrin dhe na pëlqen kjo që po shohim”, shprehen të tjerë.

“Ne vijmë nga Holanda, për herë të parë në Durrës. Po qëndrojmë në një hotel në Tiranë dhe gjërat janë shumë mirë dhe çmimet gjithashtu, me të favorshme krahasuar me ato që kemi në vendin tonë”, shtojnë ata.

Shtimi i grupeve të organizuara turistike ka bërë që agjencitë të kenë vështirësi në gjetjen e guidave turistike, kryesisht atyre që flasin në gjuhën gjermane dhe spanjolle.

RTSH


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme