Tradita e kultivimit të duhanit, në Gurin e Zi nevojitet pikë grumbullimi me kapacitet më të lartë

Në Gur të Zi fermerët kërkojnë një pikëgrumbullimi me kapacitet më të lartë, për shitjen e duhanit duke qenë se fabrika e përpunimit e ndërtuar në Gur të Zi nuk i plotëson kërkesat e tyre.
“Kam rreth 4 dynum duhan të mbjella këtu me duhan. Po mos të kesh ujë është shumë e vështirë. Dikush kapet edhe nga policia dikush edhe vazhdon fshehurazi”, shprehet fermeri Ndoc Kola.
Edhe administrator i kësaj njësie e shikon me shqetësim mungesën e një tregu të mirëfilltë, duke qenë se 500 familje të zonës jetojnë me duhan.
“Është një prej zonave më të konfirmuara në Shqipëri për kultivimin e duhanit. Është duhani më i shtrenjtë e cila shkon deri në 35 mijë kilogrami dhe janë të punësuar rreth 500 familje. Problem është që nuk ka një pikë grumbullimi që të marrë të gjithë duhanin e Gurit të Zi”, u shpreh administratori Ismet Haxhija,
Guri i Zi vetëm 6 km larg Shkodrës njihet si zona e cila prodhon duhanin që me dekada dhe kjo kulturë është e vetmja me të cilët fermerët e fshatrave të kësaj njësie mund të jetojnë, ndërsa familjet e përcjellin brez pas brezi.
Gazetar: Mirsad Rakaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




