Parkinsoni, sëmundje që duhet të jeni vigjilent ndaj shenjave

Sociale | 3 vite më parë

Parkinsoni, një nga çrregullimet neurogjenerative që vjen si pasoje e humbjes së neuroneve përgjegjëse për prodhimin e lëndës së dopaminës prek kryesisht levizjet dhe mund të sjellë ndryshime të forta në trupin e njeriut.

Neurologia  Entela Basha thotë se meshkujt janë më të prekur së femrat dhe se mosha e diagnostikimit është ulur për shkak të ndërgjegjësimit.

Përveç geneve shkaktarët janë edhe faktorët ambjentalë dhe kimikatet e ndryshme.

Kush ka familjarë të afërt me këtë sëmundje duhet të jetë vigjilent ndaj shenjave. Nga kjo sëmundje nuk humbet jetën por cilësia e saj prishet. Në stadin e 5-të vdekja shkaktohet nga patalogjitë që i mbivendosen. Ajo zgjat 15-25 vite nëse trajtohet mirë.

Gazetare Sonila Mlloja

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme