Bujtinat në Labovë të kryqit – Zonat rurale nisin përgatitjet për sezonin turistik

Sociale | 3 vite më parë

Ditët e pranverës tashmë kanë trokitur dhe banorët e zonave rurale kanë nisur si bletët punëtore të merren me punët e stinës . Sot kemi udhëtuar drejt fshatit Labove e kryqit . Banorët e këtij fshati thonë se të gjitha produktet që zona  ofron janë bio, që nga bulmeti, mishi i freskët, perimet dhe frutat stinore.

“Me punët e bujqësisë, me punët e shtëpisë, kush ka merret me bizneset. Mbjellim patate, mbjellim qepujka, zarzavatet”, tha një banore.

Ata tashmë jo vetëm qe po vazhdojnë përgatitje për sezonin e ri turistik por kanë filluar të mirëpresin edhe dallëndyshet e para vizitorët e parë që kanë përzgjedhur Labovën për të eksploruar.

Nga viti në vit në këtë zonë po hapen bujtina të reja  për të mirëpritur vizitorët e huaj . Banorët thonë se turizmi tashmë është një perspektiv për tu rikthyer edhe të rinjtë.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme