Shembull i harmonisë fetare – Myslimanët e Fushë-Krujës, ndihma për misionin katolik “Rozalba”

Sociale | 3 vite më parë

Besimtaret myslimanë të Fushë-Krujës u bënë bashkë, në një mision të veçantë dhe human.

Në kuadër të muajit të madhërueshëm të Ramazanit ata i erdhën në ndihmë qendrës “Rozalba” në Gjadër të Lezhës, ku strehohen vajza të mitura të cilat kanë pësuar trauma të ndryshme gjatë jetës së tyre. Falë mbështetjes financiare të besimtareve myslimanë të Fushë-Krujës, u mundësuan pajisje shtëpiake dhe ndihma ushqimore për misionin katolik.

Drejtuesja e qendrës “Rozalba”, motër Alma Zogu, falënderoi besimtarët myslimane të Fushë-Krujës për mbështetjen e dhënë në këtë strehës që mirëpret vajza nga të gjitha besimet fetare.

“Faleminderit imamit Dritan për këtë mbështetje dhe të gjithë besimtarëve”, tha Alma Zogu, drejtuese e qendrës “Rozalba”.

Qendra rezidenciale “Rozalba” në Gjadër të Lezhës është ngritur 8 vite më parë nga kisha katolike për t’ju ardhur në ndihmë vajzave të mitura pa kujdes prindëror. Në këtë ramazan ky akt është një tjetër shembull që dëshmon vlerat e larta të harmonisë fetare mes shqiptarëve.

Gazetar: M. Mirashi

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme