“Mos konsumoni cigare elektronike!” ISHP del kundër produkteve moderne të duhanpirjes

Sociale | 3 vite më parë

Cigaret elektronike rrisin rrezikun për t’u bërë i varur ndaj produkteve të nikotinës përfshirë edhe cigaret konvencionale ose atë klasike. Për herë të parë ISHP del më një qëndrim zyrtar ndaj dëmeve shëndetësore që po i vijnë të rinjve nga përdorimi i cigareve elektronike të cilat po gjejnë përdorim në mosha fare vogla.

“Këto pajisje janë shumë të rrezikshme për organizmin e ngjashme siç është cigarja sepse përmbajnë nikotinë. Në Amerikë janë parë mbi dy mijë raste të raportuara dhe të evidentuara që kishte një lidhje midis përdorimit të këtyre cigareve dhe dëmtimit në mushkri”, tha Andia Meksi.

Kjo fushatë ndërgjegjësuese që ISHP ka ndërmarrë është në sinkron të plotë me rekomandimet e OBSH-së për marrjen e masave urgjente për mbrojtjen e të rinjve.

“OBSH jo më kot rekomandon të gjitha vendet që të bëjnë shumë kujdes në kontrollin e këtyre produkteve”, tha Meksi.

ISHP është njeh faktin se pavarësisht dëmeve serioze në shëndet të produkteve të duhanit njohuritë në popullatë janë të pakta. ISHP përmes kësaj fushate i kundërvihet kështu evidencave false që industria e duhanit promovon për këto lloj cigaresh si më pak të dëmshme

Gazetare: Sonila Mlloja

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme