Nisi trajnimi i mësuesve – Programi mbështetet nga shtatë universitete publike

Sociale | 3 vite më parë

7 universitete publike të njohura në formimin e mësuesve ka nisur nga puna  nga java e shkuar për trajnimin e arsimtareve në kuadër të Programit Kombëtar të Zhvillimit Profesional të Mësuesve. Programi filloi me trajnimin e mësuesve nga shkollat në Durrës, Korçë, Elbasan dhe Tropojë, dhe do të zgjerohet për të përfshirë më shumë se 4000 mësues nga e gjithë Shqipëria deri në fund të këtij  viti.

“Mësuesit i kanë trajnimet falas dhe do të marrin kredite për këto trajnime dhe ajo që është kryesore është bërë një program  dhe janë hartuar module trajnimi që i vijnë në ndihmë mësuesve për të zhvilluar mësimin me metoda interaktive të mësimdhënies duke përdorur edhe platforma digjitale”, tha Zamira Gjini.

Programi po mbështetet Universiteti i Tiranës, Elbasanit, Durrësit, Korçës, Vlorës, Gjirokastrës, dhe Shkodrës te cilat po ofrojnë trajnime të specializuara në Matematikë, Shkencë, Gjuhë, dhe për Arsimin Fillor.

“Është trajnim i modulit rreth matematikës në arsimin fillor dhe mendoj që janë frytdhënëse pasi dihet që në arsimin fillor nxënësi merr bazat elementare të matematikës”, tha një mësues.

“Është frytdhënëse sepse edhe ne që kemi kaq shumë vite në punë mësojmë metoda të reja”, tha një mësuese tjetër.

Synimi është trajnimi i mbi 16,000 mësuesve në vend, duke i pajisur ata me njohuri zhvillim profesional cilësor të orientuar drejt praktikës.

Gazetare: K. Toroveci

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme