Rriten kërkesat për inxhinierinë pyjore, dekani Peri: Tregu i punës është i “etur”

Sociale | 3 vite më parë

Inxhinieria pyjore nuk është klasifikuar ndonjëherë tek degët e kërkuara nga studentët, por prej tre vitesh kërkesa nga të rinjtë për t‘u regjistruar në këtë program është rritur.

Këtë vit nga 30 kuota që ka ofruar ky program e kanë përzgjedhur për të studiuar 29 të rinj.

Dekani i fakultetit te Shkencave Pyjore, Leonidha Peri sqaron se rritja e kërkesave për këtë degë ka ardhur si pasojë e nevojës së madhe që ka tregu për inxhinier pyjesh.

Ai sqaron se përzgjedhja nga një pjesë e studenteve bëhet për shkak të pasionit që kanë për të studiuar një degë që lidhet me natyrën, ekologjinë, por nuk mungojnë edhe ata të rinj që janë të detyruar të bëjnë këtë përzgjedhje për shkak të rezultateve të shkollës së mesme.

Drejtues të fakultetit kërkojnë një rritje të interesit nga të rinjtë edhe për programin e inxhinierisë së prokurimit të drurit, ku tregu i punës aktualisht ka kërkesa të mëdha për specialistë në këtë sektor.

Gazetare: Keti Toroveci

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme