Rezistenca ndaj antibiotikëve – Njerëzit dhe kafshët më pak rezistent me uljen e përdorimit

Sociale | 3 vite më parë

Në vendet ku është reduktuar konsumi i antibiotikëve, si te kafshët, ashtu edhe te njerëzit, është konstatuar një reduktim i baktereve rezistente ndaj antibiotikëve. Këtë e tregojnë analizat rezistencës antimikrobiale ndaj Escheria Coli (E.Coli), të kryera nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC)

Periudha e hulumtuar eshte nga viti 2014 deri ne vitin 2021 gjatë së cilës administrimi i antibiotikëve te kafshët për prodhim ushqimor u reduktua me 44%. Gjithashtu, u konstatua se bakteret E. Coli, si te kafshët, ashtu edhe te njerëzit, po bëhen më pak rezistente ndaj antibiotikëve gjatë pakësimit të konsumit të përgjithshëm të antibiotikëve. Raporti thekson se: ” tendencat shqetësuese, të lidhura me rezistencën ndaj antibiotikëve, mund të ndryshohen nëse ndërmarrën veprimet dhe politikat e duhura”.

Gjithashtu, raporti tregon se te njerëzit, përdorimi i grupeve të rëndësishme të antibiotikëve, të tilla si: karbapenemet, cefalosporina e gjeneratës së tretë dhe të katërt, si edhe kinolonet, janë rezistent ndaj bakterit E. Coli te njeriu. Po kështu ndodhi edhe me kafshët për prodhim ushqimor.  Përdorimi i tretraciklinës tek bagëtitë për bakterin E. Coli rezultoi rezistent .

Raporti nënvizon se duhen përpjekje madhore për të ulur konsumin jo të nevojshëm të antibiotikëve, në mënyrë që të mos cenojmë shëndetit publik, I cili po përfaqësohet nga rezistenca antimikrobike. Kjo sipas ekspertëve duhet të vijë përmes përforcimit të programeve të imunizimit dhe përmirësimi të praktikave të parandalimit dhe kontrollit të infeksioneve në komunitete dhe struktura shëndetësore.

Gazetare S. Mlloja

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme