Dita Ndërkombëtare e Konsumatorit – Qytetarët të pasigurt për cilësinë e ushqimeve që konsumojnë

Sociale | 3 vite më parë

15 marsi shënon Ditën Ndërkombëtare të Konsumatorit, që ka për qëllim mbrojtjen e konsumatorëve. Mbrojtja, ka të bëjë me ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë së konsumatorëve, si dhe me mbrojtjen e tyre nga çdo praktikë abuzive e tregtarëve.

Qytetarët e Korçës shprehen se ndihen të pasigurt për cilësinë e ushqimeve që konsumojnë.

Qytetarët thonë se siguria ushqimore mbetet një çështje problematike dhe se kontrollet për sigurinë ushqimore duhet të shtohen.

Sa i përket respektimit të të drejtave të konsumatorit vitet e fundit është bërë një punë e mirë nga ana e institucioneve në vendin tonë, por ka ende shumë për të bërë për të arritur në standardet e vendeve europiane.

Gazetare Eftjola Fili

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme