“Pushtimi” i ëmbël i Kalasë së Shkodrës, “Rozafa” mbetet destinacioni i preferuar i turistëve

Kalaja “Rozafa” në Shkodër po përjeton një epokë të re pushtimi. Kësaj here bëhet fjalë për mësymjen më të ëmbël të saj. Turistë nga vende të ndryshme të globit kanë zgjedhur të vizitojnë këtë pikë sa turistike aq edhe historike të Shkodrës.
Po dominojnë italianët, amerikanët, kinezët dhe të tjerë.
Kalaja e Shkodrës, veç panoramës së mrekullueshme ofron edhe historinë e saj përmes Muzeut të Kështjellës.
Nga nisja e vitit e deri më tani, rreth 8 mijë turistë kanë vizituar kalanë “Rozafa”. Synohet që deri në fundin e muajit mars shifra të arrijë në 10 mijë vizitorë.
Gazetar: M. Gjini
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




