Sofra e Elbasanit, të gjithë bashkë për të festuar ardhjen e pranverës

Sociale | 3 vite më parë

Për të tretin vit radhazi, “Sofra e Elbasanit”, ka hapur dyert dhe mirëpritur miq për të festuar së bashku Ditën e Verës.

Edhe këtë vit lajtmotivi i festës ishte promovimi i gatimeve tradicionale të Shqipërisë së Mesme, ku qyteti i Elbasanit njihet për kulinarinë.

Tradita, kulinaria, dhe folklori bëhen bashkë në një ditë, për të mirëpritur pranverën, stinën e begatisë dhe mirësisë.

Në këtë event kanë qenë të pranishëm, presidenti  Bajram Begaj, ministri i Mjedisit Blendi Klosi, deputetët e Elbasanit si edhe drejtuesi politik i qarkut Damian Gjiknuri.

Tradita shekullore në Elbasanin e luleve, ëmbëlsirës së ballokumes, në qytetin e artit, kulturës, arsimit, trashëgimisë kulturore dhe kulinarisë vazhdon, ku sofrat e qytetit janë të shtruara për të gjithë miqtë për t’i uruar mirëseardhjen pranverës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme