Simpozium “Ramazan 2024” në Elbasan,  muaj reflektimi, mirësie dhe begatie

Sociale | 3 vite më parë

Është kthyer në traditë që në nisje të muajit të Ramazanit, besimtarët myslimanë të Elbasanit të mblidhen bashkë e të diskutojnë mirësinë e këtij muaji.

Aktiviteti u mbajt në sheshin e xhamisë Ballia. Myftiu i Elbasanit Agim Duka evidentoi rëndësinë e muajit të shenjtë.

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar në fjalën e tij përveçse vlerësoi Elbasanin si një qytet i cili ka ditur të përcjellë drejt mesazhin e tolerancës kërkoi që në këtë muaj të shenjtë altruizmi dhe solidariteti për  njerëzit në nevojë të jenë kryefjala e çdo besimtari.

Më 11 mars myslimanë në mbarë botën nisin muajin e shenjtë të Ramazanit. Gjatë këtij muajit të bekuar besimtarët myslimanë mbajnë agjërim, një nga 5 kushtet e islamit.

/rtsh/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme