Nis agjërimi, ushqimet që besimtarët konsumojnë gjatë muajit të Ramazanit

Agjërimi pritet me plot gëzim në mesin e besimtarëve myslimanë. Agjeruesit duhet të privojnë vetën nga ngrënia e ushqimeve dhe konsumimi i lëngjeve në shenjë adhurimi ndaj Zotit.
Teuta Thërmija me profesion edukatore në një çerdhe shtetërore ka mbi 15 vite që agjëron. Vajzë me tradita të hershme fetare, ajo ka zgjedhur të njëjtat hapa duke edukuar me këtë kulturë edhe anëtarët e tjerë të familjes.
“Është gjë shumë e bukur dhe e mirë, je më afër Zotit. Unë agjëroj bashkë me djalin tim të vogël”, u shpreh ajo.
Iftari që vjen me afrimin e namazit të akshamit është koha ku besimtarët mysliman mund të hajnë dhe të pinë ose e thënë në gjuhën fetare, çelin agjerimin.
Lutjet dhe ky adhurim, kompletohet me ushqime të posaçme, si supa, kima, petullat, por edhe si një mundësi, për të forcuar edhe më shumë lidhjen me Zotin.
Sipas Thërmijës ka disa ushqime të cilin shoqërohet ky ritual.
“Pjatë e parë është supa, pastaj vijnë petullat, kima, që janë më tradicionalet. Pastaj shtrimi i tavolinës ka dhe të tjera si hurmat arabie që nuk mungojnë, sallata e të tjera”, shtoi ajo.
Ky muaj i shenjtë nuk është i njëjtë për Teutën pasi i mungon mamaja, vjerra si edhe djemtë në emigracion të cilat edhe ata agjeronin.
Në Kuran, agjerimi konsiderohet si një nga 5 shtyllat e Islamit dhe nga besimtarët shikohet si momenti kur lidhja me zotin bëhet më e madhe.
Gazetar: Marjo Merhori
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




