Peshkopi- Rama: Rilind shkolla e mesme Profesionale ‘Nazmi Rushiti’

Sociale | 3 vite më parë

Shkolla e Mesme Profesionale “Nazmi Rushiti” në Peshkopi, është një tjetër institucion arsimor që i shtohet sistemit të shkollave profesionale të cilat kanë rilindur gjatë 2023-2024.

Kryeministri Edi Rama ndau të enjten në rrjetet sociale disa foto nga ambientet e kësaj shkolle, e cila, sipas tij, “ofron kushte dinjitoze për 300 nxënës.”

“Shkolla e Mesme Profesionale “Nazmi Rushiti” në Peshkopi, është një prej institucioneve arsimore që i shtohet sistemit të shkollave profesionale të cilat gjatë 2023-2024 kanë rilindur. Shkolla e Mesme Profesionale “Nazmi Rushiti”, do të ofrojë kushte dinjitoze në mjedise mësimore, laboratorë didaktikë, laboratorë të praktikës profesionale, biblioteka dhe mjedise sportive e rekreative për rreth 300 nxënës, të cilët do të aftësohen në 6 drejtime mësimore: (Teknologji Ushqimore, Shërbime Sociale dhe Shëndetësore, Ekonomi-Biznes, Teknologji Informacioni dhe Komunikimi (TIK), Gjeologji Miniera, Hoteleri – Turizëm)”, shkruan Rama.

Shkollat profesionale po tërheqin gjithnjë e më tepër vëmendjen e të rinjve, të cilët çdo vit e më shumë zgjedhin t’i frekuentojnë ato, si rrugën e sigurt drejt integrimit në tregun e punës.

Shkolla profesionale “Nazmi Rushiti” në Peshkopi është kompletuar tashmë me reparte të praktikave profesionale, laboratorë, bibliotekë si dhe kabinete të pajisura me të gjitha mjetet e nevojshme didaktike.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme