Mihal Papa, mjeku që kujdeset për ish pacientët midis Athinës dhe Finiqit

Mihal Papa, është mjek nefrolog , i cili ka shërbyer për dekada të tëra në Shqipëri dhe në Greqi. Megjithëse është në moshën 67 vjeçare ,ai vazhdon të ushtroj profesionin e tij human duke u ardhur në ndihmë të gjithë të pamundurve.
Prej disa dekadash ai gjendet midis Athinës dhe Jugut të Shqipërisë pa u shkëputur nga profesioni human. Ai udhëton një herë në muaj drejt vendlindjes për të vizituar banorët e moshuar në fshatrat e njësisë vendore të Finiqit, ku ka shërbyer para ndryshimeve demokratike, por edhe në qytetet e Sarandës dhe Gjirokastrës.
Janë me dhjetëra djem dhe vajza nga minoriteti grek, të cilët shërbejnë në sistemin shëndetësor të vendit fqinj.
Gazetare: Heriselda Dyrmishi
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




