Kultivuesi i patates në Rabdisht të Dibrës: Skemat mbështetëse, një ndihmë e madhe për fermerët

70-vjeçari Agim Ismaili nga fshati Rabdisht i Dibrës e ka të lidhur jetën me bujqësinë, pasi kultivon bimë të ndryshme, por përqendrimin e ka në kultivimin e patates.
Shqetësim për fermerin është çmimi i ulët në treg por edhe kostoja e lartë e punimit të tokës, farave dhe proceseve të mekanizimit. Megjithatë fermeri ia ai ia arrin të prodhoje deri në 8 ton patate në vit.
Përveç kulturës së patates, ky fermer kultivon edhe qershi, por që ne sezonin e vjeljes përballet me të njëjtin produkt që hyn nga vendet fqinje.
Fermeri shpreson që në të ardhmen ai të përfshihet ne skemat subvencionuese të qeverisë shqiptare për sektorin e agrikulturës pasi ato janë një ndihmë mjaft e madhe për fermerët në përballimin e kostove në shërbimet e nevojshme agroteknike.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




