Spitali i Lezhës në rikonstruksion, pacientë nga Lezha e Laçi në Spitalin e Shkodrës

Rreth 150 vizita në ditë po përballohen nga urgjenca e Spitalit të Shkodrës. Fluksi është shtuar javët e fundit ku për shkak të rikonstruksionit të spitalit të Lezhës, pacientët dërgohen në spitalin e Shkodrës.
Egir Lezha, zv/drejtori i spitalit bën me dijë masat e marra për të përballuar fluksin e shtuar
“Në bazë të udhëzimit të Ministrisë kemi marrë të gjitha masat e duhura që shërbimet ndaj pacientëve në të gjitha specialitetet të jenë në maksimum. Kemi marrë masa për shtim të materialeve të mjekimit, barna, ilaçe, materiale laboratorike që të përballojmë këtë fluks të shtuar”, u shpreh Lezha.
Gjatë orëve të mëngjesit fluksi është më i shtuar. Për këtë Lezha apelon drejt qytetarëve që vizitat e para t’i kryejnë pranë sistemit parësor shëndetësor
“Bëjmë apel për qytetarët që përveç shërbimit të urgjencës janë edhe shërbimet ambulatore, mjekët e familjes, vizitat që kryhen atje dhe nuk kanë nevojë për shërbimin e urgjencës të menaxhohen nga mjekët e familjes kur nuk ka nevoja urgjence. Rastet me komplikacione normale që shërbimi i urgjencës është 24 orë në funksion të tyre”, theksoi Lezha.
Prej disa javësh spitali i Lezhës po i nënshtrohet rikonstruksionit duke patur funksionin të pjesshëm .Për rastet që kanë nevojë për ekzaminime të mëtejshme pacientët e marrin këtë shërbim në Shkodër. Drejtuesit e spitalit rajonal Shkodër thonë se ky fluks po menaxhohet nga ana e bluzave të bardha.
Gazetare: M. Gjoni
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




