Numri i lindjeve në Lezhë ra në vitin 2023, 111 lindje më pak nga një vit më parë

Ashtu si në të gjithë vendin edhe në Lezhë, numri i lindjeve ka pësuar rënie.
Sipas të dhënave zyrtare përgjatë vitit 2023 kanë ardhur në jetë 880 foshnja, 111 më pak se viti paraardhës.
Diçka e tillë bëhet e ditur nga mjekja gjinekologe Luljeta Delishi, e cila rendit disa prej shkaqeve të kësaj situate, ku kryesorja është tkurrja e popullsisë.
Ndryshe nga vite më parë, çiftet e reja po zgjedhin të sjellin në jetë më pak fëmijë, ndërsa lindje të shumta ka pasur nga gratë e komunitetit afgan të vendosura prej kohësh në Shëngjin.
“Nuk është më ai numri i madh mbi tre. Tani janë raste krejt sporadike mbi katër a pesë, përveç afganëve që vijnë me fëmijën e gjashtë, të shtatë, të tetë. Ka pasur një bum të madh afganësh,” shprehet Dr. Delishi.
Spitali Obstetrik-Gjinekologjik në Lezhë është ndërtuar vitet e fundit me standarde e kushte bashkëkohore. Ai është në dispozicion të të gjithë qarkut përfshirë Kurbinin dhe Mirditën.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




