Zbulimi i kështjellës ushtarake në Elbasan, Bashkia nis restaurimin

Bashkia e Elbasanit po i jep një rëndësi të veçantë trashëgimisë kulturore të qytetit, me qëllim nxitjen më tej të zhvillimit të turizmit.
Mbas bazilikës në qendër të qytetit , zbulimi i radhës është Kalaja e Menglit, e cila përfaqëson një ndërtim ushtarak të realizuar në kohën e sundimit të perandorit Justinian, ku edhe nga kjo lartësi kontrolloheshin plotësisht lëvizjet në rrugën “Egnatia” që kalonte në fundin e kodrës.
Drejtori i Agjensisë e Turizmit dhe Kulturës në Bashkinë e Elbasanit, Artut Guni shprehet se “shumë shpejt kjo Kala do të bëhet e aksesueshme për të gjithë turistët, si edhe ata që pëlqejnë ecjen, e cila ndodhet vetëm 25 minuta nga rruga kryesore”.
Kalaja e Menglit përfaqëson një ndërtim tipik të arkitekturës bizantine të shek. V.e.s. shumëkëndëshi përforcohet nga 8 kulla, që ndodhen në largësi të ndryshme nga njëra-tjetra në varësi të terrenit.
Ajo ndodhej pranë rrugës “Egnatia” arteria kryesore për të kaluar në perëndim.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




