Një jetë me pikturën, Diana Xhaçi ua ka dedikuar jetën e saj peizazheve

Një pasion që e ka shoqëruar gjatë gjithë jetës, që në fëmijëri e deri më sot. Diana Xhaçi është një nga piktoret më të njohura në juglindje të vendit, e cila njihet më së shumti për peizazhet fantastike që hedh në telajo.
Diana ka lindur në qytetin e Vlorës e më pas është zhvendosur në Bilisht ku krijoi familjen e saj, por pasioni për pikturën e ka shoqëruar gjithmonë.
Diana ka çelur një sërë ekspozitash dhe ka marrë pjesë në shumë aktivitete që bëjnë bashkë piktorët më të mirë të vendit. Ajo na tregon për teknikën e veçantë që përdor për punët e saj.
Piktorja Xhaçi ka një mesazh për të rinjtë që kanë një talent.
“Në rradhë të parë është talenti pastaj është pasioni. Pasioni nuk duhet lënë kurrë pas dore, ai talent që të është falur duhet punuar shumë që të arrish diçka që të kënaqësh dhe veten”, shprehet piktorja.
Frymëzim për piktoren është natyra e bukur e Devollit, tokat pjellore dhe lumi. Për Dianën piktura do të jetë pasioni që do ta shoqërojë gjithë jetën.
Piktorja Xhaçi prej vitesh ka studion e saj modeste në shtëpinë e saj në qytetin e Bilishtit, ku kalon pjesën më të madhe të kohës. Në të ka me qindra piktura të realizuara ndër vite, dhe aq të pëlqyera nga artdashësit.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




