Rritet mosha e forcës së punës, paga nuk është e vetmja mangësi, kërkohet eliminimi i burokracive

Një forcë pune në moshë të re nuk është më tipar dallues i ekonomisë Shqiptare. Sipas matjeve te fundit te Eurostat, mosha mesatare në Shqipëri është 38.8 vjeç ndërkohë që mesatarja europiane është 44.5 vjeç
Ngushtimi i diferencave paraqet një sërë sfidash për tregun e punës, i cili prej kohësh vuan nga largimi i të rinjve.
Për ekspertet sfidat e tregut të punës sa vjen e bëhet më komplekse. Aktualisht nevojitet një vlerësim në rrafshin kombëtar për të evidentuar të gjitha mangësitë.
Për ekspertin Erion Muça nevojitet që të eliminohen burokracitë në tregun e punës.
Decentralizimi i munguar i ekonomisë në të gjithë territorin e vendit është një tjetër aspekt i cili ka rënduar tregun e punës.
Përqendrimi i ekonomisë në aksin Tiranë-Durrës ka sjellë një pakësim të mundësive për zhvillim profesional në qytetet e tjera dhe zonat rurale të vendit.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




