Shkodër, divorcet gjatë 2023-shit – 328 kërkesa, më pak raste për shkak të dhunës në familje

Sociale | 3 vite më parë

Viti 2023 ka vijuar me raste të shtuara të zgjidhjeve martesore. Sipas avokatit Ardjan Bungaja, arsyet janë të ndryshme, por kryesore mbetet gjendja ekonomike.

“Ka shumë divorce që ne i shohim dhe shumë konfliktualitete. Kryesorja për konfliktet e tyre është gjendja ekonomike”, tha avokat Ardjan Bungaja.

Ajo që bie në sy është ulja e rasteve të dhunës në familje. Për avokatët ndikim ka pasur zbatimi rigoroz i ligjit, ku për çdo rast dhunuesit janë ndëshkuar me burg.

“Kanë vënë një rregull të cilin duhet ta zbatojnë dhe si rezultat i kësaj ka filluar të bjerë dhuna”, u shpreh avokati.

Mesazhi i drejtohet  familjeve që janë në proces divorci, por që kanë edhe fëmijë. “Mos ndikoni negativisht tek të vegjlit, mos i rrisni me urrejtje ndaj njërit prind! “,  është apeli që Bungaja u drejton çifteve

Në vitin që lamë pas, Gjykata e shkallës së parë, juridiksioni Shkodër, ka gjykuar 328 çështje me objekt zgjidhje martese, ku vetëm 8 prej tyre kanë  qenë me kërkesë të dy palëve.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme