Më shumë lindje në Gjirokastër për 2023, kryesisht nga femrat e grupmoshës 20-30 vjeç

Bluzat e bardha të maternitetit “Dhimitër Çuci” kanë pritur gjatë 2023-shit më shumë bebe se nje vit më parë.
Pavarësisht se shifra e lindjeve është rritur me 17 përqind, sërish qarku i Gjirokastrës sipas të dhënave të INSTAT rezulton të ketë patur numrin më të ulët të lindjeve në shkallë vendi.
Është 30 vjeç dhe para dy ditësh është bërë nënë për herë të tretë duke sjellë në jetë një djalë.
Hateme Shkrepa nga Kolonja e Gjirokastrës thotë se ishte një shtatzani e planifikuar dhe dëshiron që ta shtojë familjen e saj në të ardhmen.
Në maternitetin “Dhimitër Çuci” në Gjirokastër, kryesisht lindjet vijnë nga femrat e grupmoshës 20-30 vjeç. “Ka nga ato që kanë sjellë në jetë edhe mbi 3 fëmijë” thotë shefja e shërbimit obstetikë gjinekologji Dhimitër Cuci, Migena Kuro.
Sipas INSTAT Gjirokastra është qarku me numrin më të ulët të lindjeve për 2023 me 380 të tilla, ndjekur nga Kukësi me 667 lindje dhe Berati me 818.
Gazetare: Yllka Ponde
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




