Histori suksesi – Dora Gjura, këshilltare në parlamentin gjerman: Politika e hapur për të huajt

Dora Gjura është shqiptarja me një histori suksesi shumë frymëzuese. Ajo aktualisht është shefe e zyrës së një deputeteje në Bundestagun gjerman. E ftuar në emisionin “Jetë shqiptare”, Gjura tregon vështirësitë e fillimit ndërsa thekson mundësitë që të ofrohen atje.
Ajo thekson se politika është e hapur për të gjithë të huajt që duan të angazhohen.
“Jam angazhuar që në fillim në një parti. Është shumë e lehtë të angazhohesh në politikë sepse atje nuk ke as mamin as babin dhe askënd pasi në momentin që të duhet një ide si ta bësh diçka më të bukur është diçka që ndodh në moment. Pra spikatesh nëse jep ide herë pas here.
Politika është e hapur për të huajt, ajo që bëj gjatë gjithë kohës është të bërit politika sa më të mira që njerëzit e tjerë që janë të diskriminuar, gratë, të huajt e të tjerë ta kenë më të thjeshtë. Ne luftojmë për këto kauzat e drejta. Pra është e vështirë por jo e pamundur” tha ajo ndërsa shprehu dëshirën që pas disa viteve të jep pjesë e parlamentit të Berlinit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




