Aborti selektiv- Agolli: Gjinia djalë shihet si trashëgimtari

Kultura dominuese patriarkale i ka shtyrë shumë familje që t’i kenë të gjitha shpresat në një djalë, në rast të kundërt, shumë vajza e gra i drejtohen abortit si zgjidhje për të mos patur më vajza në familjen e tyre.
Elsona Agolli, analiste për Popullsinë dhe Çështjet Gjinore ka deklaruar në emisionin “Jetë shqiptare” se ky fenomen ka një përmirësim, pra janë ulur rastet me ketë pretendim, por nuk mund të themi që nuk ekziston. Madje ajo vetë sjell një rast ku vetë nëna ka qasjen të lindë fëmijë deri në lindjen e gjinisë mashkull.
Sipas saj në shumë familje, gjinia djalë shihet si trashëgimtari që do mbajë mbiemrin.
“Ka një përmirësim, por gjithsesi vazhdon të ekzistojë si fenomen se si shikohet lindshmëria e gjinisë femër. Jo më larg se para 2 javësh u ftoja me një vajza të re që vinte nga një vend i huaj, por shqiptare e cila nuk kishte pushuar deri sa kishte bërë djalë. Kishte bërë një djalë pas 3 vajzave. Nuk besoj se ishte vetëm qasja e saj, por edhe presioni. Gjinia djalë shihet si trashëgimtari që do mbajë mbiemrin”. tha ajo.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




