Dyfishohen rastet e virozave – Në Kukës çdo ditë rreth 150 persona paraqiten në spital

Në spitalin rajonal të Kukësit në dy javët e para të shkurtit fluksi i pacientëve ka rezultuar i lartë. Deri në 150 raste paraqiten çdo ditë në urgjencë, të rritur dhe mosha pediatrike.
Mjeku, Emin Ferati thotë se ky është vetëm fillimi i fluksit të rasteve me viroza që priten në vijimësi.
“Fëmijët vijnë kryesisht me kollë me sekrecione. Kemi pasur edhe raste të ftohjes së resë që vijnë nga viruset. Kemi gati dyfishin e shtrimeve, rastet do vijnë duke u shtuar”, tha mjeku.
Sa i përket kapacitetit të spitalit për të menaxhuar situatën e rënduar me raste virozash, Ferati thotë se jemi në kushte optimale.
Qëndrimi në ambiente të ajrosura dhe paraqitja te mjeku në kohën e duhur, janë këshillat kryesore.
Si arsye e situatës së rënduar me viroza vazhdon të referohet paqëndrueshmëria e motit.
RTSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




