Unaza e Devollit të Sipërm- Rikonstruktohen akset Sinicë-Dardhë dhe Arrëz-Dobërgorë

Sociale | 3 vite më parë

Rikonstruksioni i dy segmenteve rrugore Sinicë- Dardhë dhe Arrëz -Dobërgorë do të përmbyllë investimet në infrastrukturë në Devollin e Sipërm duke i dhënë akses të gjithë qytetarëve e vizitorëve për të parë dhe prekur këto vende me një bukuri të veçantë.

Puna ka nisur me zgjerimin e rrugës në aksin Sinicë -Dardhë me gjatësi 5 km dhe në aksin Arrëz- Dobërgorë me gjatësi 4,5 km.

Gjerësia e të dyja rrugëve është parashikuar të jetë 6,5 m, ndërsa në të dyja këto akse gërmimet dhe zgjerimi ka shkuar pothuajse në gjysmë të punimeve.

Investimi që është duke u kryer nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet t’i japë një hov të madh turizmit në këtë zonë ende të pa shfrytëzuar.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme