Rrjetet sociale dhe ndikimi i tyre – Psikologët thirrje për reduktimin e kohës së kaluar në to

Sociale | 3 vite më parë

Prej vitesh bota flet me gjuhën e zhvillimeve teknologjike. Smartphone-t dhe rrjetet sociale janë tregues i ndryshimeve që njeriu ka pësuar si qënie sociale.

Mjafton një celular që të kontaktosh me dikë në anën tjetër të botës. Mjafton veç të kërkosh diçka në Google dhe merr çdo informacion.

Për psikologen Loreta Tomaj, rrjetet sociale nuk duhen parë si një boomerang që na dëmtojnë por përdorimi i tepërt krijon efekte negative tek vetë zotëruesit e tyre.

Psikologia tregon se cilat janë disa nga këto pasoja.

“Krijon iluzione shumë të mëdha, do të thotë që ne i quajmë friends personat që i njohim në rrjete sociale. Numri është shumë i madh, ndërkohë në jetën e përditshme mund të kemi 1 po dhe asnjë mik”, shprehet psikologia.

Kur ky fenomen prek më shumë adoleshentët, zgjidhja mbetet tek shërbimi psiko-social i shkollave.

“Në shkolla shërbimi psiko-socila bën shumë takime sesi ta fuqizojë personin që të kërkojë ndihmë në momente vështirësie”, shprehet ajo. 

Në jo pak raste përdorimi i tepruar i rrjeteve sociale dhe abuzimi me to ka shkaktuar deri pasoja fatale për jetën duke krijuar viktima, ndaj thirrja e psikologëve është kufizimi i kohës në to.

Gazetar: M. Gjini 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme