Vaksinohuni kundër gripit, 35 qendra shëndetësore në shërbim 24 orësh

Sociale | 3 vite më parë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u është drejtuar qytetarëve shqiptarë me thirrjen për të kryer vaksinën kundër gripit.

Zonja Koçiu kujtoi se “Vaksina kundër gripit vijon të kryhet falas në qendrat shëndetësore për grupet e riskuara, për të siguruar mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve”. Ajo u bëri thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë shenjat e gripit dhe të ndjekin këshillat e mjekut në këtë periudhë virozash për të shmangur komplikacionet në shëndet.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka mundësuar që krahas 4 qendrave shëndetësore 24/7 në Tiranë për urgjencat pediatrike, edhe 31 qendra shëndetësorë në të gjithë vendin të jenë në shërbim 24 orë, edhe gjatë fundjavës për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të cilët mund t’i drejtohen mjekut të familjes pranë vendbanimit, pa patur nevojë të shkojnë në spital.

Specialistët thonë se periudha vjeshtë-dimër është e ngarkuar me viroza të ndryshme. Një nga virozat kryesore që dominon në këtë periudhë është gripi. 

Ai lë komplikacionet e veta në sistemin pulmonar, tek fëmijët, tek sinuset tek fëmijët mbi 7 vjeç. Për të parandaluar këto komplikacione, mjekët pediatër këshillojnë vaksinimin e fëmijëve nga 6 muaj në 18 vjeç. 

Gripi prek dhe moshat e treta, që këshillohen të vaksinohen.

Për këtë periudhë që është periudhë virozash, mjekët këshillojnë dhënia e suprave me zarzavate, lëngjeve, frutave të freskëta dhe daljen në ajër të pastër.

/ rtsh.al /


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme