Rezervimet për fundvit në Gjirokastër, operatorët optimistë, do ta mbyllin vitin brenda pritshmërive

Atmosfera festive e muajit dhjetor ka sjellë pavarësisht përfundimit të sezonit turistik veror sërish ardhjen e vizitorëve vendas dhe të huaj në Gjirokastër. Operatorët turistikë që aderojnë në qytetin e gurtë shprehen se pritshmëritë janë të larta krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar dhe janë në bashkëpunim me bizneset e Pazarit karakteristik me qëllim shtimin e numrit të vizitorëve.
Administratorët e hoteleve shprehen se janë marrë masat për mirëpriten e turistëve që do shijojnë atraksionet që ofron Gjirokastra dhe në këto ditë festive të dhjetorit duke shtuar se gjatë ditëve të para të këtij muaji fluks ka pasur gjatë fundjavës ju shumica e vizitorëve ishin vendas. Gjirokastra gjatë vitit 2023 është vizituar nga mbi 300 mijë turistë vendas dhe të huaj.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




