Mbikalimi pa funksion, është ndërtuar para katër vitesh, por qytetarët nuk e përdorin dot

I ndërtuar rreth katër vite më parë por në asnjë rast nuk është shfrytëzuar nga banorët, që e kanë të lidhur jetesën e tyre me këtë mbikalim. I vendosur në një pozicion aspak të studiuar nga projektuesit duke mos e bërë të aksesueshëm për shkak të terrenit në dy kahet e tij.
Afrim Cena është njeri prej banorëve, të cilit rruga e kombit i ka ndarë pronat. I duhet të shkojë çdo ditë madje disa herë në ditë jo vetëm te shtëpia e dikurshme por edhe te tunelet e nëndheshme, për të cilat tashmë është i njohur si guidë turistike e me vizitorë të shumtë nga të gjitha shtetet. Bashkë me turistët shfrytëzon këtë mbikalim.
Afrimi është përpjekur vetë të ndërtojë shkallët e improvizuara në shtegun e krijuar për vete dhe turistët.
Në dy anët e mbikalimit, shkallët nuk kanë lidhjen e nevojshme për tu bërë funksionale, përkundrazi, hapësirat me disnivel të theksuar duket se rrezikojnë çdo moment ata qytetarë që përpiqen të kalojnë në këtë mbikalim.
Jo vetëm banorëve të Gostilit, por u shërben turistëve, qytetarëve të Kukësit që duan të kalojnë në anën tjetër e peshkatarëve të pasionuar pas liqenit për ndërtimin e mbikalimit, ARRSH u ka marrë tokat e pronat, por mesa duket ndërtoi një objekt pa e vënë në funksion.
Si me shaka Afrimi thotë se mbikalimi pa funksion i mbylli dhe të atin e moshuar brenda duke mos i krijuar mundësinë për të zbritur te toka dhe shtëpia e vjetër e tij. Përgjatë segmentit Kukës-Morinë të rrugës së Kombit janë ndërtuar katër mbikalime të tilla.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




