Pemët dekorative nga Dajçi- Rritet eksporti, kultivuesit shtojnë sipërfaqet me fidanë

Zona e Dajçit në bashkinë e Shkodrës po zë një vend lider në rajon por edhe më gjerë duke u bërë e njohur për kultivimin e bimëve dekoratike, ku në një vit eksportohen përafërisht 100 mijë fidanë të tillë. Pjesa më e madhe e fermerëve që kultivojnë bimë dekorative në këtë zonë janë specializuar ne Itali, aty ku ata kanë punuar për disa vite në këë sektor.
Një prej tyre është edhe Vasel Macaj i cili edhe më mbështetjen e fëmijëve në emigracion ka arritur që të ngrejë një biznes të vogël për prodhimin e fidanëve të bimëve dekorative.
Në zonën e Dajçit vazhdimisht zbarkojnë kamionë të bizneseve të ndryshme që operojnë në Kosovë. Ata janë blerësit kryesor të pemëve dekorative.
Njësia Administrative e Dajçit, me 11 fshatra, është ndër më të rëndësishmet në zonën fushore të Nënshkodrës, me ndikim të ndjeshëm në prodhimin bujqësor dhe blegtoral. Por, që nga viti 2010, kur Nënshkodra u përfshi nga përmbytjet masive, zona vazhdon të vuajë pasojat e përmbytjeve thuajse të përvitshme.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




