Panairi i “gjelave të detit”, Peqini bën bashkë politikën, banorët tregojnë veçantinë e këtij shpendi

Bujqit dhe fermerët e qytetit të Peqinit dhe fshatrat përreth kjo periudhë I gjen në kushte pune. Dikush me kultivimin e ullirit, që kthehet më pas në vaj, të përdorshëm për tregun vendas e jashtë saj, e dikush tjetër, me mbashtrimin e gjelave të detit, që për nga fama, janë tepër të njohura. Pikërisht, në nderim të kësaj dite, autoritetet vendore kanë organizuar një panair, ku fermerët dhe bujqit e zonës, promovojnë produktet e tyre. Aty gjendeshin ushqime tradicionale, produkte autoktone peqinase dhe në parcela të veçanta gjendeshin gjelat e detit.
Qytetarët ishin të shumtë në numër për të ndjekur këtë organizim, që thanë është tejet I veçantë për të promovuar dy nga produktet që ata njihen më shumë, vajin e ullirit dhe gjelat e detit.
”Jam 70 vjeç dhe ky panair që po bëhet në qytetin tonë nuk është bërë asnjëherë”, thotë nje qytetar.
Shkollat 8-vjeçare të rrethinave, ishin përshtatur me atmosferën e krijuar në këtë panair. Të veshur me veshje popullore, ata kishin përgatitur ushqime të zonës të servirura në sofra dhe orendi të vjetra, për të mbajtur gjallë traditën dhe kulturën qytetase.
”Gjelin e detit ose vajin e ullirit që është bio”, tha një nxënëse shkolle.
Rritësit e gjelave të detit shprehen se të merresh me këto shpendë është mjaft e vështirë. Ndodh që ata të sëmuren, ndodh edhe që ata të sulmohen nga egërsirat, e mundi I tyre shpesh shkon dëm. Por edhe kostot e rritjes, që tanimë, që prej fillimit të luftës mes Ukrainës dhe Rusisë sipas tyre, kanë qenë tepër të larta.
Megjithatë, fermerët shprehen se çmimi I shitjes është I mbarë dhe fitimi ekziston. Kërkesat gjithashtu janë të shumta, jo vetëm brenda territorit shqiptar, por edhe jashtë saj, pasi veçantia e shijes së gjelave të Peqinit i ka tejkaluar edhe kufijtë.
Në panair, ishin të pranishëm deputetë të qarkut dhe të tjerë drejtues vendorë, që ishin të nderuar që aty do të vinte edhe Presidenti i vendit Bajram Begaj. Vetë Presidenti dha mesazhe mbështetëse ndaj prodhimeve vendasve dhe bëri thirrje që ata të preferohen më shumë.
Këto evenimente, sipas deputetes së Partisë Demokratike, Flutura Açka bashkojnë politikën, pasi kultura e këtyre njerëzve dhe tradita e tyre ndër vite është tepër e vyer.
”Panairi është shembulli ku ne mund të jemi të gjithë bashkë ku njerëzit kanë një arsye për të harruar politikën”, deputetes së Partisë Demokratike, Flutura Açka.
Panairi I “Gjelave të Detit” në Peqin u ndoq me interes të madh nga vendasit dhe të ardhurit nga qytete të tjera, që ashtu siç e do tradita, natën e Krishtlindjeve dhe ndërrimit të viteve, duan të kenë në tryezën e tyre, këtë shpend kaq të shijshëm.
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




