Koçiu: 46 mijë ndërhyrje kirurgjikale të kryera që nga janari, mbi 12 mijë me kompleksitet të lartë

Sociale | 3 vite më parë

Ministrja e Shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale, Albana Koçiu ka bërë me dije se, nga janari i këtij viti, janë zhvilluar 46 mijë ndërhyrje kirurgjikale. Në një postim në Facebook, ministrja shkruan se 12.303 prej këtyre ndërhyrjeve kanë qenë me kompleksitet të lartë.

Sipas Ministres, me buxhetin e vitit 2024 do të mbulohen 100% pacientët që kryejnë diagnostikime, trajtime apo ndërhyrje kirurgjikale.

“Nga janari i këtij viti, janë realizuar mbi 46 mijë ndërhyrje kirurgjikale, ku 12.303 prej tyre kanë qenë të një kompleksiteti të lartë.

Krahas investimeve në infrastrukturë dhe pajisje mjekësore të teknologjisë së lartë, me buxhetin e vitit 2024 do të vijojë mbulimi 100% i pacientëve që kryejnë diagnostikime, trajtime dhe ndërhyrje kirurgjikale, falë 12 paketave shëndetësore që qytetarët përfitojnë falas pranë vendbanimit”, shkruan ministrja.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme