Konaku i Rrajçës, grupi artistik i fshatit dhuron koncert për banorët vendas

Sociale | 4 vite më parë

Rrajca është një nga fshatrat që e ruan ende historinë dhe traditat kulturore. Grupi artistik i fshatit ka dhënë koncert në qendren kulturore të qytetit të Prrenjasit në prani të banorëve vendas të apasionuar pas folklorit të  pasur të kësaj zone.

Në program, vend të veçantë zinin vallja  e Rrajcës, këngët popullore dhe prezantimi i kostumeve të reja popullore.

Në Rrajcë thuhet se fëmijët lindin valltarë dhe këngëtarë të talentuar.

Edhe sot, vallet e Rrajces interpretohen nga valltarët e Ansamblit Shteteror të Valleve sidomos vallja e Shpatave dhe ajo Dyshe.

Konaku i Rrajcës jepet për të dytin vit rradhazi në qendrën kulturore në Prrenjas.

Në Festivalin Kombëtar Folklorik që do organizohet në Gjirokastër, grupi i Rrajcës do paraqitet me 3 valle të kënduara dhe me kostumet e reja  kombëtare.

Në repertorin e vet artistik, Ansambli Rrajca ka mbi 20 valle ku 9 prej tyre të shoqëruara me mbi 20 këngë popullore dhe 5 lloje kostume kombëtare të zonës.

Gazetare: Klea Neli

/rtsh/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme