Panairi “Work and Study” në Shkodër, marrin pjesë 1600 maturantë

Për të 14 vit radhazi u organizua panairi “Work and Study” i cili synon informimin e të rinjve, veçanërisht maturantëve, jo vetëm me politikat e universiteteve por edhe tregut të punës. Ky panair u zhvendos në qytetin e Shkodrës. Për dhomën e Tregtisë dhe Industrisë, mesazhi i këtij panairi duhet të jetë për bizneset dhe rritje emergjente të pagës.
Akademia e Sigurisë duket se nga viti në vit ka më shumë interes për studentët, ndërkohë që Universiteti Bujqësor i Tiranës në disa degë të tij mbetet në rrënjë.
Krahas politikave të universiteteve për tërhqjen e maturantëve, vetë të rinjtë janë mes dilemës nëse duhet të qendrojnë në Shqipëri apo të studiojnë jashtë vendit.
E veçanta e këtij prezantimi ishte edhe lidhja që një pjesë e universiteteve kanë krijuar me sektorin e biznesit, duke garantuar punësimin e të rinjve pas përmbylljes së ciklit të studimeve.
Organizimi i panairit erdhi si bashkëpunim i universiteteve, zyrës së punës, asaj të arsimit dhe Dhomës së Tregtisë.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




