Mbështetje për turizmin, Agjencia për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, fonde për çeljen e bujtinave

Duke e parë turizmin si sektorin më të rëndësishëm për zhvillimin e ekonomisë, shumë banorë kanë zgjedhur që ndërtesat e tyre t’i përshtasin në bujtina.
Prej 3 vitesh, Flamur Shuaipaj, shtepine e tij, në fshatin “Asim Zenel“ e ka kthyer ne bujtinë duke pritur turistë nga e gjithë bota. Ai shprehet se falë mbështetjes së Agjensisë për zhvillim bujqësor rural dhe fondeve të Bashkimit Evropian po ashtu kursimeve familjare është arritur që të bëhej rikonstruksion i ndërtesës së vjetër duke e kthyer në shtepi pritëse.
Parku i Antigonesë, fare pranë fshatit ku jeton, është një nga zonat më të frekuentuara nga turistët, gjë që ka shtuar edhe kërkesen për çeljen e bujtinave te reja. Duke parë kërkesat e larta të turisteve për akomodim Shuaipaj ka bërë aplikimin për Ipad 3 për të zgjeruar bujtinën e tij.
/rtsh/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




