Si të kuptoni kur fëmija juaj po bullizohet

Sociale | 4 vite më parë

Fenomeni i bullizmit është kthyer në një çështje problematike, kryesisht për fëmijët në shkollë. E ftuar në emisionin ”Mirëmëngjes Shqipëri”, psikologia, Eksena Qirici, trajton fenomenin e talljes dhe pasojat që lë ajo.

Teksa e konsideron një çëshje jo të lehtë për ta identifikuar si fenomen, psikologia tregon disa nga rastet për të kuptuar që fëmija ka rënë pre e bullizmit.

Ndryshimi i fëmijës duke u sjellë si më i friksuar, duke shmangur emocionet në situata të ndryshme, është veprimi i pare i dukshëm shqetësues, që kërkon një vëmendje më të shtuar nga ana e prindërve.

Në adoleshencë dhe tek të rriturit është pak më e vështirë ta identifikosh nëse ka rënë pre e bullizmit, thekson psikologia pasi ata janë të aftë të fshehin emocionet që realisht përjetojnë.

Rënia nga mësimet është një tjetër shenjë që tregon që ekziston mundësia që ky fëmijë të ketë rënë pre e bullizmit.  Ndaj psikologia vë në peshë përgjegjësinë e prindërve, për identifikimin dhe parandalimin sa më herët të fenomentit të bullizim tek fëmijët e tyre. Ajo bën thirrje që t’i kushtohet më shumë rëndësi ndryshimeve të dukshmë apo në sjellje të fëmijëve të tyre.

/rtsh.al/

 

 

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme